Mjekët shqiptarë në Itali, Meta: Betejë e përbashkët

Shqipëria

Mjekët shqiptarë në Itali, Meta: Betejë e përbashkët

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:44
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, thotë se misioni humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian.

Në një intervistë për ‘Rai News 24’ ai komentoi dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, veprim të cilin e cilësoi jo si gjest të thjeshtë solidariteti, por si demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit.

Ai tha se është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qysh kur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali.

Lidhur me situatën kreu i shtetit tha se është një sfidë e përbashkët, sepse është një kërcënim i përbashkët për vendet tona, për njerëzit tanë, në veçanti për  marrëdhëniet midis popullit italian dhe atij shqiptar, duke marrë në konsideratë, që jeton në Itali, arbëreshët, por edhe për komunitetin e ri të shqiptarëve të cilët erdhën në Itali gjatë tre dekadave të fundit.

“Gjithashtu, duke patur në konsideratë edhe komunitetin italian këtu në Shqipëri, që po rritet vit pas viti. Në këtë drejtim, Italia do të paguajë një çmim vërtetë të lartë dhe është shumë e rëndësishme, që Italia t’ia dalë mbanë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është një betejë e përbashkët për të gjithë ne. Ky është gjithashtu mesazhi kryesor i këtij ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, që janë dërguar në zonën më të prekur nga pandemia në veri të Italisë për të kontribuar satë mundemi në mënyrë qëtë japim këtë mesazh të fortë solidariteti, por gjithashtu për të shkëmbyer eksperienca të reja në këtë betejë me një armik,që ende nuk e njohim”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat