Flet mjeku që operoi 18 vjeçaren shqiptare të prekur nga koronavirusi

Shqipëria

Flet mjeku që operoi 18 vjeçaren shqiptare të prekur nga koronavirusi

Më: 30 mars 2020 Në ora: 22:27
Ylber Vata

Të shtunën, një vajzë 18 vjeçare nga Lezha me COVID 19 ju nënshtrua operacionit  për apendesit.

Interventi u krye në Senatorium nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.

Në një lidhje për Ora News, shefi i kirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Ylber Vata, teksa bëri një përmbledhje të gjithë historikut tha se gjendja e të resë është shumë e mirë.

Vata: Është operuar të shtunën një gjimnaziste nga Lezha. Spitali rajonal i Lezhës e kishte dërguar pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” sepse gjyshja e saj me të cilën jetonte, ishte infektuar me COVID 19. Erdhi në spital, ne kemi qenë të përgatitur se raste të tilla me COVID pozitiv dhe që do kenë nevojë për ndërhyrje kirirgjikale do ti kryenim. Kishte apendesit akut dhe kërkonte ndërhyrje urgjente. Interventi ishte i suksesshëm dhe u zgjidh në mënyrën e duhur. Dy ditë pas interventit pacientja është e stabilizuar dhe pa temperaturë.Te të  gjithë pacientët që janë pozitiv me COVID 19, preken pulmonet. Edhe te ky rast kishte shenja shumë të vogla të prekjes pulmonare. I bëmë skaner dhe shikonte vatra diskrete. Po rasti duhej zgjidhur shpejt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat