“Një prej mjekëve tuaj më foli me dialekt napoletan” Mesazhi i Ministrit Italian për shqiptarët

Shqipëria

“Një prej mjekëve tuaj më foli me dialekt napoletan” Mesazhi i Ministrit Italian për shqiptarët

Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:34
Luigi di Maio

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, ndërsa ka falenderuar veçanërisht popullin shqiptar për suportin me 30 punonjës të shëndetësisë, Ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio, tregoi edhe historinë me infermierin shqiptar, që i foli në dialektin napoletan. “Ishte një nga ato pak motive për të  buzëqeshur në këto ditë”, tha ai.

Fevziu: Doja t’ju pyesja diçka, kjo epidemi nisi në Kinë, në Azi, por po vuajnë më shumë Italia, Spanja Franca, po shndërrohet në një sëmundje gati -gati të Mesdheut. Përse ndodhi kështu, keni ndonjë analizë?

 Di Maio: Këtë do e thonë shkencëtarët. Është e qartë që një pandemi si kjo nuk kishte precedent. Dhe them që nuk kishte precedent edhe sepse jemi shoqëri, komunitet ndërveprues në treg, në shumë dinamika dhe gjithçka duhet analizuar. Çfarë po ndodh në botë do e thonë shekcnëtarët. Ajo që mund thë them, është që në këtë moment besoj se qytetarët në çdo cep të globit duhet të kenë besim tek qeveritë e tyre dhe t’u besojnë komuniteteve shkencore. Sepse vetëm kështu do ja dalim ta kalojmë sa më parë këtë problem. Një problem që momentalisht është një krizë shëndetësore,  dhe jeton edhe simptomat e parë të një krize ekonomike.

Fevziu: Pyetja që po ndihet ende, edhe pse dobët këto fillime, por me siguri që do të forcohet më pas është ajo gjeopolitike. Italia u ndihmua nga Kina, nga Kuba por më pak nga aleatët tradicionalë BE dhe mbase SHBA. A vlerësoni se kjo krizë do të ndryshojë mbase edhe aspektet gjeopolitike botërore?

Di Maio: Sipas meje është e gabuar që të bëhen vlerësime mbi asetet gjepolitike të Italisë bazuar në ndihmat që merr. Siç e thashë më parë kemi marrë ndihma nga vendet e Europës, kemi marr ndihmë nga Shetet e Bashkuara të Amerikës, sepse spitali fushor  me cadra ne Kremona është ndërtuar falë ndihmës amerikane. Por duhet të falenderoj sigurisht përtej ndihmës së Shqipërisë dhe popullit shiptar, Kinën sepse ishte erëndësishme, Rusia ishte një vend i rëndësishme për ndihmat. Ajo që mnd t’ju them është që pa këto ndihma, sistemi nuk do të kishte reaguar. Sot kemi pak ditë, që  falë sistemit, ndihmave dhe blerejeve që Ministria e Jashtme ka kryer në të gjithë botën kemi arritur të shpërndajmë nga 300 mijë maska në ditë, në 3 milionë maska në ditë. Për t’i dhënë një ide popullit shiëptar për krizën në Itali, dua të them se ne kemi nevojë për edhe 100 milionë maska çdo muaj dhe 10 mijë respiratorë pulmonarë për të shpëtuar jetën e personave në terapi intensive. Është një sforco e paprpecedentë që askush  nuk e kishte parashikuar, ndaj them unitet përballë kësaj emergjence, seps na duhet të frenojmë kurbën e të infektuarve dhe viktimave sa më parë të jetë e mundur.

Fevziu: Zoti ministër ju folët sot për 30 mjekë dhe infermierë që erdhën të shtunën në ndihmë. Po mund t’ju kujtoja edhe qindra shqiptarë, infermierë e mjekë, që po punojnë në vijën e parë dhe po ndihmojnë çdo ditë. Madje po ndihmojnë dhe emisionet. Ndaj doja t’ju pyesja a keni një mesazh për shqiptarët?

Di Maio: Populli shqiptar, nuk bën përjashtim. Duhet të kuptojë siç ja themi edhe popullit Italian, se qëndrimi në shtëpi po shpëton jetë. Unë e them gjithmonë në Itali, që gjyshërve tanë u është kërkuar të shkojnë në luftë, ne na kërkojnë maskimumi të qëndrojmë në shtëpi. Unë besoj se këtë sforco mund ta bëjmë. Besojuni institucioneve dhe komunitetit shkencor. Më lejoni të falënderoj të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Mund të them se mes anekdotave të kësaj emergjence, është sigurisht edhe ajo e një prej infermierëve shqiptarë që zbriti dje nga avioni dhe nisi të më flasë në gjuhën napoletane, unë jam nga Napoli. Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një nga ato pak motive për të  buzëqeshur në këto ditë.

Fevziu: Zoti ministër ju falënderoj për intervistën sot në “Opinion”, në një kohë të vështirë. Shpresoj që në të ardhmen do dëgjohemi në kohë më të mira, pse jo më të bukura.

Faleminderit juve faleminderit për ndihmën që na dhatë. Faleminderit vërtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat