Përfundon mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për Metën, ja çfarë u vendos

Shqipëria

Përfundon mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për Metën, ja çfarë u vendos

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Komisionet parlamentare prej disa ditësh, po punojnë vetëm online për të mbrojtur deputetët një pjesë e të cilëve për shkak të moshës janë më të rrezikuar se pjesa tjetër e popullsisë.

Komisionet parlamentare e vijuan punën online edhe këtë të martë. Komisioni hetimor parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta nën dyshimin se ka konsumuar shkelje kushtetute kërkoi shtyrjen e afatit të veprimtarisë së tij.

Afati i punës së këtij komisioni mbaronte në 8 prill me dorëzimin në kuvend të raportit final. Por maxhoranca ka preferuar mos të nxitohet duke propozuar dhe miratuar në këtë komision shtyrjen e afatit të punës, deri më datë 31 korrik.

Argumenti i dhënë në mbledhjen e sotme online të komisionit nga kryetari Ulsi Manja lidhej me nevojën e pritjes të opinionit të Venecias që pritet të mblidhet më 9 dhe 10 qershor.

Ndërsa Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i mbledhur online miratoi dy Akte normative atë për disa ndryshime “Për buxhetin e vitit 2020”, dhe “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar”. Relatori i të dy Akteve normative ishte deputeti socialist z. Bashkim Fino i cili theksoi se nevoja dhe urgjenca lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me mbajtjen nën kontroll dhe garantimin e qëndrueshmërisë makro-ekonomike dhe fiskale të vendit.

Në ditët në vazhdim komisionet parlamentare do të diskutojnë aktin normativ për KÇK të kthyer nga presidenti Ilir Meta.

Maxhoranca nuk pajtohet me mosdekretimin nga presidenti të aktit normativ pasi sipas tyre neni 101 i kushtetutës i jep të drejtë ekskluzive qeverisë të hartojë akte të tilla dhe se nuk është kmopetencë e presidentit të shikojë substancën e aktit gjë e cila është një drejtë e parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat