Karantinë në urdhër mbrojtje/ Në familjen që jeton me 3.900 lekë në muaj

Shqipëria

Karantinë në urdhër mbrojtje/ Në familjen që jeton me 3.900 lekë në muaj

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:04
Luljana Lusha

Urdhri i mbrojtjes nuk e mbron gruan shqiptare. Sot do të tregojmë historinë e Luljana Lushës.

14 vite më parë ajo u martua me Artur Lushën nga Kukësi. Ajo thotë që nga kjo martesë nuk ka parë 14 ditë të bardha. Dhuna fizike që është ushtruar mbi trupin e Luljanës ka lënë shenja të paharrueshme mbi të dhe tre fëmijët. Trupi i saj nuk ka më fuqi të rri në këmbe. Ndërsa shpirti i është vrarë vite më parë.

Cigaret e djegur në trup, thika e ngulur në bark, dhe sëpata e ngulur mbi kokë janë disa nga shenjat që Luljana ka në trup. Kjo dhuna është ushtruar në sy të tre fëmijëve. Sipas saj për këtë arsye fëmijët janë të padisplinuar.

Për Luljanën, Arturi nuk është burri i saj, ndërsa për fëmijët ai nuk është më babai i tyre.

Frika më e madhe e kësaj familje është se mos dhunuesi del nga burgu e kthehet par t’i vrarë ata. Për këtë arsye ne nuk tregojmë se ku jetojnë ata. Kjo familje është pa shtëpi, pa të ardhura, ata jetojnë vetëm me 39 mijë lek të vjetra. Varfëri dhe dhuna, bën që jeta e tyre të jetë e pasigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat