Masat ndaj Covid/ Balla, Bashës: Mirë virusi, po s’të le as 7×7=42-shi

Shqipëria

Masat ndaj Covid/ Balla, Bashës: Mirë virusi, po s’të le as 7×7=42-shi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:02
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer një përgjigje liderit të opozitës, Lulzim Basha, pas deklaratave të këtij të fundit sot sa i takon situatës që po kalon vendi për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi në Facebook Balla thekson se hallet që i kanë rënë mbi kokë popullit për shkak të virusit, por të lë as Basha me propozimet e tij. Ai theksoi se politikanë të pashpresë janë të gatshëm të përdorin edhe këtë mortje për të shpërndarë panik dhe për të nxitur ankth.

“? Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë!

? Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe këtë mortje?, për të shpërnarë panik, nxitur ankth, apo demoralizuar ata që janë në frontin luftës.

? Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat