Shqiptarët nuk lejohen të kthehen? Reagon ambasada greke në Tiranë

Shqipëria

Shqiptarët nuk lejohen të kthehen? Reagon ambasada greke në Tiranë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:07
Ilustrim

Ambasada greke në Tiranë reagon lidhur me informacionet që transmetohen prej  mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë shqiptarë të cilët dëshirojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri,

Kjo ambasadë sqaron se absolutisht në asnjë rast  autoritetet greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave  kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri.

“Për më tepër, janë dekretuar amendime  të posaçme  që  parashikojnë  zgjatje të lejeve të qëndrimit  që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi  masat e jashtëzakonshme”, thuhet në qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat