Altin Lala: Në Gjermani lëvizja e lirë, njerëzit janë vetë të ndërgjegjshëm, nuk i shkelin rregullat

Shqipëria

Altin Lala: Në Gjermani lëvizja e lirë, njerëzit janë vetë të ndërgjegjshëm, nuk i shkelin rregullat

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:56
Altin Lala

Në një lidhje me Skype, ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala tha se në Gjermani lëvizja është më e lirë, ndërsa qytetarët janë të përgjegjshëm duke mos shkelur rregullat.

Lala tha se qytetarët mbajnë distancë, ndërkohë që policia nuk është në çdo vend e pranishme, por në vendet ku ka më shumë lëvizje.

Altin Lala: Në Gjermani çdo lëvizje është e lirë, janë vetë të ndërgjegjshëm  dhe dalin vetëm për të bërë pazar. Në parqe lëvizin ose më familjen ose mbajnë distancën. Ka shumë pak njerëz që i shkelin këto rregulla. Dyqanet më të bazike janë të hapura, thjeshtë duhet të mbajnë distancë. Janë mbyllur shkollat dhe dyqanet, por masat nuk janë aq drastike në Spanjë dhe Itali. Policia është e pranishme, por jo në çdo vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat