Lajm i mirë! Shërohen 5 mjekë e infermierë nga koronavirusi në Tiranë dhe Durrës

Shqipëria

Lajm i mirë! Shërohen 5 mjekë e infermierë nga koronavirusi në Tiranë dhe Durrës

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:41
Ilustrim

Një lajm i mirë vjen për personelin shëndetësor në vendin tonë. Edhe pesë mjekë dhe infermierë janë shëruar nga virusi Covid-19.

Në një njoftim të bërë publik, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se numri i personelit shëndetësor të shëruar nga koronavirusi ka arritur në 13.

Ata janë 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare që shërbejnë në Tiranë dhe Durrës.

Së bashku me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me Covid-19.

Ata do të vijojnë të qëndrojnë të izoluar edhe për një periudhë 14 ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat