Aleati i Bashës përgëzon Ramën: Do doja të isha një prej mjekëve që shkuan në Itali

Shqipëria

Aleati i Bashës përgëzon Ramën: Do doja të isha një prej mjekëve që shkuan në Itali

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:19
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka përgëzoi kryeministrin Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve në Itali për të shërbyer në një nga zonat e prekura me COVID-19.

Ai nënvizoi se do dëshironte që të ishte mes tyre dhe se është i gatshëm të përballet me sakrifica të tilla për Italinë, ashtu siç do të vepronte edhe për Shqipërinë.

“Lajmi për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan të ndihmojnë në zonat e prekura nga COVID 19 në Itali, më gëzoi shumë. Më bëri të ndihem mirë dhe krenar, madje do të kisha dëshirë të isha njëri prej tyre. Nuk e them këtë pasi e di që nuk mund të kem asnjë dobi në atë ekip, apo sepse e di që nuk rrezikoj, por sepse e dua popullin italian dhe jam gati të perballem me kësi sakrificash, ashtu si për popullin tim. Përgëzoj për këtë akt Kryeministrin Rama.”

Ndër të tjera, Duka kërkon nga qeveria që këtë gjest human mos ta përdor dhe ta kthejë në propagandë.

“Por do të uroja që ky gjest të mos zventiet nga propaganda, e cila mbart rrezikun që këtij solidariteti dhe bujarisë së këtyre njerëzve, t’i mbivendoset zhurma për kapjen e meritave, që askush nuk mohon. Po ashtu më duhet të theksoj se përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip, nuk i shërben askujt. Madje dëmton këtë skuadër por edhe ne në sytë e një bote deri tani përgëzuese ndaj nesh. Thirrja ime është: Më lejoni që këta 30 njerëz, të cilët po vënë në rrezik jetën e tyre, të më përfaqësojnë edhe mua, të të përfaqësojnë edhe ty, të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë. Na lejoni që edhe ne të jemi krenarë, na lejoni edhe ne që e duam popullin italian njësoj si Kryeministri dhe më shumë se ata që në këtë moment po hedhin baltë mbi traditën e popullit tonë. Miku i mirë në ditë të vështirë. Faleminderit!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat