Sipërmarrësi: Ja kërkesat që ka industria e turizmit për qeverinë!

Shqipëria

Sipërmarrësi: Ja kërkesat që ka industria e turizmit për qeverinë!

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:48
Fatos Ҫerenishti

I ftuar në emisioni Arena, administratori i kompleksit “FAFA” Fatos Ҫerenishti ka thënë se industria e turizmit po kalon ditë të errëta, ndërsa tha se kjo industri ka disa kërkesa për qeverinë.

Hila: Si është situata me pronotimet, ka pasur anulime?

Ҫerenishti: Për periudhën nga marsi në qershor janë anuluar të gjitha pronotimet,  nga qershori deri në shtator është periudhë pezull, nuk e dimë fare si do të vazhdojmë. U kemi ofruar kompanive facilitate, por janë marrëdhënie të vështira, pasi askush nuk e di kur do të mbarojë kjo situatë. Jemi në pritje të vazhdimësisë së situatës, por aktualisht është shumë e vështirë.  

Hila: A mendon se ikja e të huajve mund të zëvendësohet me turistët vendas?

Ҫerenishti: Sigurisht që shqiptarët e Kosovës dhe të diasporës, janë shumë të rëndësishëm për turizmin tonë. 

Strukturat tona kanë dyfish ose trefish kostot e hoteleve normale, për shkak se ne kemi detin afër. 

Aktualisht ne kemi punonjës që paguajmë,  po shpresonim që ky sezon të zgjatej, por fatkeqësisht nuk po ndodhi. Ne kemi investuar shumë që këta punonjës të trajnohen dhe të kualifikohen. 

Hila: Nëse qeveria ju kërkon vetëm një kërkesë, çfarë do të kërkonit?

Ҫerenishti: Shoqatat e turizmit kanë disa kërkesa, që janë pagesa e punonjësve në 50%, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, pezullimi 3-6 muaj të tatim-fitimit, ose në periudhën qershor-gusht, të hiqen taksat e pushtetit vendor, dhe disa taksa të tjera. Ne nuk mund të bëjmë më balance, për shkak se nuk kemi mundësi financiare, dhe bilancet janë të gjitha negative.  Unë do të vazhdoj të paguaj të gjithë punëtorët në pagën minimale 100%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat