Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 08:06
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3ºC në 06ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 15ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 07ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat