Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus

Shqipëria

Tetë fëmijë të infektuar me koronavirus

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:20
Instituti i Shëndetit Publik

Tetë nga personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë janë fëmijë. Lajmin e bëri të ditur Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila tha se në total janë 277 persona të konfirmuar me COVID-19.

Ndërkohë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 16.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat