Dëborë në pranverë, probleme në disa akse rrugore

Shqipëria

Dëborë në pranverë, probleme në disa akse rrugore

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:15
Foto

Edhe pse në prill, dëbora ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e Korçës, Krujës, apo dhe Shkodrës disa akse janë bllokuar, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar në 30 centimetër.

Prej dy ditësh i gjithë territori është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu në disa zona dhe me dëborë në disa të tjera.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që tre fshatrat e njësisë administrative të komunës Cudhi në Krujë të izolohen.

Trashësia e dëborës është më shumë se 20 cm ndërsa në parkun e Qafshtamës arrin deri në 30 cm dhe për të shkuar atje duhet të vendosësh zinxhirë.

Temperaturat e ulëta dhe bora ka krijuar vështirësi në qarkullim edhe në akset kryesore.

Si pasojë e rreshqitjes një ditë më parë një automjet doli nga rruga  në fshatin Sovjan të Maliqit.

Vështirësitë në qarkullim ka pasur në akset e Voskopojës, Dardhës dhe Qarri.

Në akset e Qafë Thanës, Kapshticë dhe Liqenasi janë të kalueshme dhe pa problem.

Vijimi i reshjeve edhe gjatë natës ka bërë që qyteti dhe gjithë juglindja të mbulohet nga dëbora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat