Reagon Rama pas akuzave: Pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Shqipëria

Reagon Rama pas akuzave: Pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:12
Edi Rama

Pas akuzave të PD-së në lidhje më mospagimin e qirave, reagon edhe kryeministri Rama.

Parmes një postimi në facebook, Rama shkruan se pa dalë akoma akti normativi PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit.

Rama shkruan se do ta shpjegojë sonte këtë akt normativ, si për qiramarrësit ashtu edhe për qiradhënësit.

Rama: Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit! Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç'bëjmë! Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e OPINIONIT, do të kem mundësinë t'ju shpjegoj edhe qiramarrësve më hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat