Ambasada e SHBA mesazh për viktimat e krimit: Mbështetje edhe në këtë kohë të vështirë

Shqipëria

Ambasada e SHBA mesazh për viktimat e krimit: Mbështetje edhe në këtë kohë të vështirë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:21
Ilustrim

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi, teksa ndalet te viktimat e krimit.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë, për mbrojtjen e viktimave të krimit.

“?? | Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë. Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve”, thekson ambasada amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat