Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve që jeton në rrënoja

Shqipëria

Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve që jeton në rrënoja

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:43
Çifti i të moshuarve

Kjo godinë që shihni është një gjysmë-rrënojë prej të paktën 20 vitesh në periferi të qytetit të Girokastrës. Para të paktën 4 muajsh ky çift të moshuarish endacakë u vendosën këtu për të patur një strehë.

Ata nuk kishin kërkuar më parë ndihmën e askujt por u identifikuan nga shërbimet e patronazhit të bashkisë në terren pas shpalljes së emergjenës së Covid 19.

Të dy të moshuarit që jetojnë në këtë godinë pa asnjë të ardhur, pa energji dhe ujë. Kreu i sektorit të emergjencave në bashki Fatri Brahimi thotë se mbështetja me ushqim gjatë kësaj faze për ta do të vijojë por edhe ai pranon se që problemi i tyre të marrë zgjidhje duhet vlerësuar niveli i paaftësisë dhe minimalisht duhet të ndërhyjnë organet përkatëse për ti identifikuar.

Në bashkinë e Giirokastrës janë me dhjetëra rastet që kanë nevojë për mbështetje por ky rast është vërtetë i pazakontë në llojin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat