Ardhja e respiratorëve të rinj, 3 pacientë shtrohen në spitalin Covid/ Manastirliu: Financim edhe për 50 respiratorë

Shqipëria

Ardhja e respiratorëve të rinj, 3 pacientë shtrohen në spitalin Covid/ Manastirliu: Financim edhe për 50 respiratorë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:53
Ilustrim

Pas mbërritjes së pesë respiratorëve të rinj në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se janë transferuar mëngjesin e sotëm tre pacientë.

Manastirliu shprehet gjithashtu se dje qeveria vendosi financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19❗️
Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID19”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat