Në 24 orët e fundit rastet me koronavirus janë shtuar. Nga 112 testime të bëra, 27 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nga 2031 testime në total, pozitiv kanë rezultuar 304 persona.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.