Rama: Po studiojmë mundësinë e përdorimit të kanabisit me leje

Shqipëria

Rama: Po studiojmë mundësinë e përdorimit të kanabisit me leje

Më: 4 prill 2020 Në ora: 08:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se Qeveria po studion mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Rama e dha lajmin gjatë një interviste televizive, ku foli dhe për situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, -tha kryeministri.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se “Të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin jo të marrin”.

“Biznesi i madh nuk do dëmtohet nga fakti që s’do marri qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat