Shkodra po kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet. Gazetari i Ora Neës, Bepin Kolvata konfirmon për 8 raste të reja me koronavirus, në 2 familjet e infektuara.
Nga 20 testet e kryera një ditë me parë nga shendeti publik, 9 rezultuan me Covid 19. Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e këtyre pacienteve. 6 janë anëtarë të familjes së pacientit nga Dobraci dhe 3 të gruas nga Kirasi.
Në këtë mënyrë në shkallë qarku në Shkodër (Shkoder + Puke) numri I të infektuarve shkon në 35.
Dje zyrtarisht u raportua se numri i të infektuare në të gjithë Shqipërinë ishte 304 dhe 17 viktima.
Vetë Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino udhëtoi drejt Shkodrës per të inspektuar hetimin epidemiologjik.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Me shifrat e sotme Shkodra renditet e dyta pas Tiranës, duke iu referuar dhe rezultateve të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë.