30 persona të bllokuar në Kapshticë, mes tyre të moshuar e persona me aftësi të kufizuar: Nuk na lejon dogana shqiptare…

Shqipëria

30 persona të bllokuar në Kapshticë, mes tyre të moshuar e persona me aftësi të kufizuar: Nuk na lejon dogana shqiptare…

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:46
30 emigrantë shqiptarë

30 emigrantë shqiptarë vijojnë të bllokuar që nga dita e djeshme në zonën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas tyre dogana greke u ka vulosur pasaportat ndërsa problem për kthimin e tyre në vendin tonë është bërë pala shqiptare pasi vijon me zbatimin e masave kundër përhapjes së CoVid-19.

Emigrantët shqiptarë shprehen se kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, por nuk kanë marrë asnjë përkrahje.

Ndërkohë shprehen se mes tyre ka të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar gjë që e bën akoma më të vështirë situatën.

“Jemi që në orën 12 të ditës së premte. Kemi udhëtuar në borë e në shi. Nuk na ka lejuar dogana shqiptare. Policia greke na ka vulosur direkt. I jemi drejtuar ambasadës por nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kemi probleme se kemi familjet vetëm. Plus që kemi mbarimin e pasaportës. Nuk na lejojnë të hyjmë. Kemi edhe njerëz me aftësi të kufizuara  e pleq të moshuar të sëmurë. “ shprehen emigrantët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat