Sot 11 vite nga anëtarësimi në NATO, ambasadorja Kim: SHBA krenare për aleancën me Shqipërinë

Shqipëria

Sot 11 vite nga anëtarësimi në NATO, ambasadorja Kim: SHBA krenare për aleancën me Shqipërinë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:37
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës uron Shqipërinë, e cila sot shënon 11 vite nga anëtarësimi në NATO.

Diplomatja thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë. Mes të tjerash ajo kujtoi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.

“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat