Mjekja shqiptare në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit në Itali, ja mesazhi qe jep

Shqipëria

Mjekja shqiptare në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit në Itali, ja mesazhi qe jep

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:38
Brunilda Marku

Mjekja shqiptare pneumologe, Brunilda Marku punon në vijën e parë në urgjencë në këtë situatë të COVID-19.

Marku punon në spitalin në Ferrarës ajo është shprehur se ndihet shumë krenare që bashkëatdhetarët e saj po punojnë karah mjekëve në Lombardi.

Në një intervistë për mediat italiane ajo ka thënë se Shqipëria i ka shumë borxhe Italisë pasi Italia i ka ardhur në ndihmë gjithmonë vendit tonë në momentet më të vështira.

“Shqipëria i ka borxh aq shumë Italisë sa që gjithmonë e ka ndihmuar dhe mbështetur atë në momentet më të errëta në historinë e 30 viteve të fundit, kështu që unë jam vetëm e lumtur që vendi im i vogël ka bërë diçka me mundësitë e tij. ‘Bukë, kripë dhe zemër të mirë’ ne këtë kemi vënë mbi të gjithë zemrën tonë “.

Ajo ka thënë se në Itali ka shkuar që në moshën 18 dhe ka 24 vite atje dhe se ka punuar në spital që në vitin 2002. Marku ka treguar se ky virusi i gjeti të papërgatitur dhe frika ishte e madhe, ndërkaq ajo ka rrëfyer se shpesh ka edhe momente dëshpërimi por nuk dorëzohen se e dinë që kjo situatë do të kalojë.

“Kjo urgjencë na gjeti në vijën e frontit nga fillimi i marsit (saktësisht nga 10 mars). Si çdo patologji e re, nga e cila dihet pak, por për të cilën ne dëgjojmë shumë, kam pasur një frikë dhe hutim, por u përpoqa të shoh anën pozitive në gjithë këtë. Shpesh ka momente dëshpërimi për shkak të stresit dhe lodhjes nga puna, por ne vazhdojmë, me siguri se kjo situatë do të përfundojë së shpejti”.

Së fundmi ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë e vështirë.

“Këshilla ime është të qëndroni në shtëpi dhe të mos dilni përreth. Është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë. Pasi të kemi mbaruar, të gjithë do të festojmë”, thotë mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat