Rama kërcënon me burg pronarët e lokaleve që shërbejnë kafe dhe raki për “trimat e lagjes”

Shqipëria

Rama kërcënon me burg pronarët e lokaleve që shërbejnë kafe dhe raki për “trimat e lagjes”

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:07
Rama

Kafenetë kanë mbyllur aktivitetin e tyre me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë prej ditësh, si rrezik për përhapjen e COVID 19.

Por gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar edhe shkelësit e këtij urdhri.

Rama paralajmëroi se nuk do të aplikohen më gjoba ndaj subjekteve të tilla por do të ketë konfiskim malli deri dhe në heqje lirie.

Rama: Ka ndodhur gjithë këto javë që policia të kapë dhe ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje lokale shërbimi ku u ofrohet kafe dhe raki trimave të lagjes. Janë pak raste por për natyrën e kësaj lufte janë aq shumë sa për të bërë hatanë. Nuk mund  dhe nuk do lejojmë më të ketë mbyllje dhe gjobitje por edhe konskim dhe heqje lirie për autorët e këtyre akteve kriminale në kohë lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat