Kryemadhi: Rama, pacienti zero i COVID-19 që përhap panik

Shqipëria

Kryemadhi: Rama, pacienti zero i COVID-19 që përhap panik

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:44
Monika Kryemadhi

E ashpër ka qenë në deklaratën e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se pacienti zero i koronavirusit në Shqipëri, është kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë përmes Skype me emisionin “Kjo javë” Kryemadhi tha se ai del në media dhe përhap panik, ndërsa akuzoi dhe televizionet se bëjnë të njëjtën gjë.

Pjesë nga intervista:

Ju kërkojmë ndjesë për ndryshimin e programit në minutën e fundit…

Siç e ndryshoni ju programin me Taulantin dhe Ramën, ashtu do e ndryshojmë dhe shqiptarët.

Kalojmë tek situata me koronavirusin…

Pacienti zero i koroanvirusit në Shqipëri, që është Edi Rama, duhet të shmang panikun. Ata parafolësit e mi kanë dalë pa radhë. Duhet të kuptojnë që të bëjnë më shumë për familjet e tyre, t’i shërbejmë familjeve në nevojë.

Kush po e përhap panikun?

Qeveria dhe mediat që po përdoren nga ato. Nëse kjo do të jetë kaq emergjente, mjafton të merrni komentet në mënyrë se si flitet. Është vetëm panik. Jo vetëm qytetarët, por dhe tek shtresat në nevojë, që s’kanë para, sjell stres. Këtu po të shohësh, hap TV, ca janë të gjithë? I ke panik dhe terror. Njerëzve duhet me iu dhënë garanci, që t’u shërbejë qytetarëve. Më mirë telenovelat turke, se sa televizion.

Flas për News 24, se këtu punoj. S’punojmë për përhapje paniku…

Fol për emisionin tënd, jo për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat