"Reflektim, testim dhe modesti", Vasili: Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve

Shqipëria

"Reflektim, testim dhe modesti", Vasili: Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve

Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:30
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka bërë apel qeverisë që të bëjë sa më shumë teste. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se vdekshmëria në Shqipëri është më e lartë në Evropë në raport me rastet e infektuara.

Sipas Vasilit, Shqipërisë i duhet një strategji kufizimesh e ngjashme me Europën. Propaganda e qeverise thotë Vasili është vendosur jo në funksion të Pandemisë, por në funksion të politikës.

Statusi i Petrit Vasilit

Strategjia e qeverise për Pandeminë, spontane, aprofesionale, dhe e fragmentuar.

Përqindja e vdekjeve në Shqipëri në raport me rastet e infektuara është nga më të lartat në Evropë dhe kjo tregon krejtësisht te kundërtën nga propaganda e qeverisë, që bërtet se gjoja mbrojti jetët e njerëzve.

Testimi i gjerë nuk kryhet.

Kufizimet e improvizuara dhe aprofesionale te kryeministrit, mundësojnë negativisht të kundërtën dhe pikërisht grumbullimin e dendësimin e qytetareve.

Duhet një tjetër strategji kufizimesh qe të jetë e ngjashme me Evropën, përndryshe rrezikohen jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Propaganda e qeverise është vendosur jo në funksion të Pandemisë, por tërësisht në funksion të politikës së ditës dhe alibi për mosveprimet e saj.

Duhet reflektim, testim dhe modesti.

Nuk mund ti lihen më tej gjërat rastësisë dhe kapricove të çartura të kryeministrit, por planifikimit shkencor dhe profesional.

Nuk mund te luhet më me jetën e shëndetin e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat