Denoncuesi flet për raste të reja me koronavirus në Berat, Berisha: Fshehje kriminale

Shqipëria

Denoncuesi flet për raste të reja me koronavirus në Berat, Berisha: Fshehje kriminale

Më: 6 prill 2020 Në ora: 10:20
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur sot nga qyteti i Beratit, për fshehjen e qëllimshme të rasteve të të infektuarve me koronavirus nga qeveria në kushtet e mostestimit të gjërë.

Berisha shkruan në Fb: “Dje, Berati, 19 raste me COVID-19 dhe kjo fshihet! Akuza të reja për kryeepidemiologun Edvin Xhahil Surreli: 1) kufizim maksimal i testimit që të mos zbulohen të infektuarit me COVID-19, por dhe fshehje kriminale; 2) fshehje e rasteve që dalin pozitivë. E gjitha kjo sepse kryexhahili epidemiolog duhet të thotë se ja se si e kufizova epideminë e COVID-19! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

"Përshëndetje Doktor!
Sot kanë rezultuar pozitiv me COVID- 19, 2 raste në qytetin e Beratit dhe Ministria e Shëndetësissë fsheh me urdhër rastet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat