Shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë një tjetër pacient

Shqipëria

Shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërron jetë një tjetër pacient

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare, duke çuar në 22 numrin e viktimave të koronavirusit në Shqipëri.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension.

Pacienti ndodhej i shtruar prej pesë ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Deri më tani janë 377 persona të konfirmuar zyrtarisht si të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri, prej tyre 22 viktima dhe 10 të shtruar në gjendje të rëndë në terapi intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat