Lehtësohen masat por forcohen ndëshkimet në Shqipëri – Vetëm 90 minuta për pazar

Shqipëria

Lehtësohen masat por forcohen ndëshkimet në Shqipëri – Vetëm 90 minuta për pazar

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Lehtësohen masat shtrënguese por forcohen masat penalizuese për ata që do të thyejnë këto masat.

“Çdo kush që thyen rregullin në kushtet kur lehtësohen masat të ndëshkohetshumë fort sepse lehtësimi i masave do të ishte relaksim në sjellje dhe kjo dotë ishte hapja e rrugës për katastrofë.”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të lejohet lëvizja me automjete private e atyre që shkojnë në punë, por do të ndëshkohet nga sekuestrimi i patentës, tek i makinës dhe deri tek heqja e lirisë për të gjithë ata që do të abuzojnë.

Masat lehtësuese që duam të marrim kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e aktivieteve të lejuara. Marrja e automjeteve të punës së personave nga familja apo personave të tjerë do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit dhe sekuestrimin e automjetit po ato vite dhe heqje lirie.

Ndalohet drejtimi i makinës nga pensionistët – Po ashtu marrja e automjetit e një pensionist, për çdo nevojë përjashto nevojat e urgjencës që janë të verifikueshme do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit sekuestrim për ato vite dhe heqje lirie.

90 minuta orari i pazarit- Kohëzgjatja e orarit të pazarit, nga 60 do të bëhet 90.

Do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë Pazar, do e bëjmë 90 minuta. Kryerja e pazarit me automjet privat do të jetë e mundur por abuzimi do të ketë sanksione të forta.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat