Mbi 90% e stafit janë larguar, në punë vetëm rojet

Shqipëria

Mbi 90% e stafit janë larguar, në punë vetëm rojet

Më: 6 prill 2020 Në ora: 16:26
Foto

Covid-19 ka shkaktuar kolaps ekonomik në industrinëe turizmit.

Në një nga komplekset turistike në zonën e Golemit, në këtë godinë nuk ofrohet asnjë shërbim. Bari është bosh, restoranti po ashtu, ndërsa në recepsion nuk ka asnjë person që të të urdhërojë mirëseardhjen. Dhomat janë të gjitha të hapura dhe në to nuk ka asnjë pushues.

Administratori i kompleksit Fatos Çerenishti, thotë se ka pezulluar nga puna 90 % të stafit.

Masat shtrënguese, bënë që Shqipëria të mos vizitohet nga asnjë turist, për këtë arsye sot këtu nuk ka asnjë pushues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat