Vasili: Të përfshish sot mjekun e familjes dhe të porosisësh 30 mijë teste, si kofini pas të vjelit

Shqipëria

Vasili: Të përfshish sot mjekun e familjes dhe të porosisësh 30 mijë teste, si kofini pas të vjelit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:00
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se pjesë e luftës kundër COVID-19, do të bëhen dhe mjekët e familjes.

Përmes një postimi në Facebook Vasili thekson se qeveria humbi shumë kohë për të pranuar propozimin e opozitës.

“Si kofini pas të vjelit! Pse qeveria refuzoi dhunshëm testimin dhe përfshirjen e mjekut të familjes të kërkuar me insistim nga ne??

Pse humbën me vetëdije kohë kaq të çmuar në kulmin e pandemisë?

Të pranojnë që vepruan marrëzisht dhe të marrin përgjegjësitë, që u rëndojnë përpara shqiptarëve. Të përfshish sot mjekun e familjes dhe të porosisësh sot 30 mijë teste është si kofini pas të vjelit”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat