Rama: Qytetarët gjatë ditës të mos dalin pa autorizim, do të ketë masa të reja ndëshkimore!

Shqipëria

Rama: Qytetarët gjatë ditës të mos dalin pa autorizim, do të ketë masa të reja ndëshkimore!

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:46
Edi Rama

Kryeministri Rama u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se shumica janë korrektë, ndërsa flet për masa të reja ndëshkimore.

Rama: U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë! Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat