Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria

Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:02
Silva Bino

Shqipëria regjistron një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19.

Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 22 qytetarë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e të sëmurëve në 131.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre 383 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, nga këta 3 pacientë janë të intubuar, ndërkohë 1 është në repart. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë”, thotë Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat