Gjici: Asnjë i infektuar në Kukës, ndihmohen nevojtarët dhe bizneset

Shqipëria

Gjici: Asnjë i infektuar në Kukës, ndihmohen nevojtarët dhe bizneset

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:50
Safet Gjici

Ne Bashkinë e Kukësit, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektuar me virusin Covid-19. E, me qëllim të mos përhapjes së korona virusit që nga data 14 mars është karantinuar e gjithë zona e kësaj komune. Që nga ajo kohë janë ndihmuar 2500 familje në nevojë me ushqime bazike.

Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i komunës se Kukësit, Safet Gjici, i cili tregon për masat që kanë marrë si nivel lokal për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjici: Në Kukës nuk kemi asnjë rast me Covid-19

"Është lajm i mirë që deri me tani nuk kemi asnjë rast me Covid-19. Janë marrë të gjitha masat, pa diskutim që lëvizjet janë me limit, me autorizim. Vetëm ato që janë me autorizim, siç janë ushqimoret apo dyqanet të cilat kanë leje për t'iu shërbyer qytetarëve. Kuptohet që kemi pasur edhe një bashkëpuni m shumë të mirë edhe me komunën e Prizrenit për të gjithë ato lëvizjen e mallrave që ka mes Kukësit dhe Prizrenit. Dhe natyrisht edhe atyre që i kemi pajisur me autorizim për sa i përket shkëmbimeve të blegtorisë. Kështu që situata paraqitet mirë", thotë Gjici.

I pari i komunës së Kukësit për KosovaPress tha se janë ndihmuar 2500 familje me ushqime bazike.

Gjici: Kemi ndihmuar 2500 familje

"Qytetarët kuksianë nuk do të kenë problem sa i përket ushqimeve bazike. Bashkësia e Kukësit ka furnizuar deri më tani 2500 familje me ushqime bazike. Natyrisht edhe spitalet janë funksionale, kanë pajisjet e veta. Dhe gjithë drejtoritë, edhe drejtoria e Shëndetit Publik edhe Higjiena dhe spitalet ku janë funksionale, punojnë dhe zbatojnë të gjitha normat dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë", shtoi Gjici.

Marrë parasysh situatën pandemike d he karantinimin e të gjithë vendit, Gjici thotë se janë mbyllur te gjitha baret dhe restorantet, për këtë garanton se të gjithë punëtorët do të marrin pagë.

Gjici: Qeveria do t’i japë pagat e luftës

"Bashkia e Kukësit do të jetë në ndihmë edhe sa i përket shtyrjes së disa taksave lokale, por edhe disa ndihma tjera sa i përket uljes se disa taksave të disa bizneseve, që realisht kanë qenë të mbyllura në këtë periudhë. Dhe nuk dimë se sa do të jenë të mbyllura për shkak të kësaj lufte shumë të egër. Dhe këto biznese pa diskutim, baret, restorantet kanë qenë të mbyllura. Por besoj që qeveria qendrore i ka subvencionuar me ato pagat e luftës por edhe pagat tjera, që realist kanë qenë të mbyllura jo për faj të tyre, por për faj të kësaj lufte shumë të egër dhe shume tinëzare. Kështu që edhe qeveria u ka shpërblyer me paga te gjithë punonjësit që kan ë qenë në bare dhe restorante që janë të mbyllura tashmë. Nuk ka ngelur asnjë pa marrë pagë", deklaron Gjici.

Në Shqipëri deri më tani janë regjistruar 383 raste me korona virus,131 janë shëruar, ndërsa 22 persona të infektuar kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat