Basha: Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit

Shqipëria

Basha: Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:05
Mjeket shqiptare

Kreu i PD, Lulzim Basha në ditën botërore të shëndetësisë ka shprehur mirënjohje për personelin mjekësor që prej një muaji po përballen me luftën kundër koronavirusit.

Basha thotë se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin

Lulzim Basha: Sot në Ditën Botërore të Shëndetësisë mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

 Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat