Lajm i mirë: 23 të sëmurë me koronavirus dalin të shëruar

Shqipëria

Lajm i mirë: 23 të sëmurë me koronavirus dalin të shëruar

Më: 8 prill 2020 Në ora: 07:52
Tiranë

23 persona janë shëruar dhe kanë dalë nga Spitali Infektiv në Tiranë. Lajmin e dha Ministria e Shëndetësisë pas mesnate, ministrja, e cila ka publikuar edhe momente nga puna e njërit prej ekipive të mjekëve, që punon për kurimin e tyre.

"Lajm i mirë: 23 të shëruar sot, shkroi Manastirliu në Fb në orët e para të 8 prillit.

Ndërsa në mbrëmjen,i kishte shprehur mirënjohjen mjekëve: "Mirënjohëse për punën e prof. Perlat Kapisyzit, prof. asc. Alma Canit dhe ekipit të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, të palodhur ditë e natë në shërbim të pacientëve që po trajtohen në spitalin COVID2".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat