Dita nis me kthjellime, mësoni si parashikohet të jetë moti sot

Shqipëria

Dita nis me kthjellime, mësoni si parashikohet të jetë moti sot

Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë gjithë ditës përjashtuar zonat përgjatë kufirit Lindor, të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Dy ekstremet e kontinentit veriu dhe Jugperëndimi paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje. Por kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të diktojnë mot të kthjellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat