Rama jep mesazhin e fortë: Qeveria do të ndihmojë ata që...

Shqipëria

Rama jep mesazhin e fortë: Qeveria do të ndihmojë ata që...

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:49
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar gjendjen e vështirë të sektorit të sportit dhe medias në Shqipëri.

Rama tha se të gjithë duhet të bashkëjetojmë me hallin që kemi dhe të ndihmojmë së pari ata që janë më në hall se të tjerët.

“Nuk mendoj se pa atë punën e përjavshme të kalendarit të kampionatit futbollistët janë në vështirësi ekstreme, edhe pse mirëkuptoj absolutisht shqetësimin dhe hallin e tyre në këtë situatë. Unë e kam dhënë një përgjigje për sportin dhe i mirëkuptoj plotësisht klubet e futbollit që janë në hall, por më thoni pak kush nuk është në hall tani këtu…?! Këtu në hall të madh është vetë qeveria, natyrisht në kuptimin e administratorit të buxhetit për këtë shtëpinë tonë të përbashkët.

Të gjithë duhet të bashkëjetojmë me hallin që kemi dhe të ndihmojmë së pari ata që janë më në hall se të tjerët. Dhe më në hall se të tjerët janë ata që realisht duhet të garantojnë ekzistencën dhe kjo është detyra jonë si qeveri”, deklaroi kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat