“Kishte pirë raki dhe pastaj do ikte në punë”/ Avokati: Gjykata u tregua shumë…

Shqipëria

“Kishte pirë raki dhe pastaj do ikte në punë”/ Avokati: Gjykata u tregua shumë…

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:18
Shpëtim Kodhelaj

Megjithëse duket e pabesueshme, këto ditë policia ende ndalon persona që shkelin rregullat e qarkullimit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se deri më sot, që nga java e parë e marsit, janë arrestuar 166 persona që qarkullonin me automjet në gjendje të dehur, ndërsa shumë prej tyre e kanë justifikuar këtë gjë me arsye se kanë shumë stres apo se janë edhe të varur nga alkooli.

Shumica e këtyre mësohet se kanë qarkulluar me autorizim me vete, pasi niseshin për punë.

Avokati Shpëtim Kodhelaj që kishte përfunduar seancën për një person të arrestuar ditën e djeshme, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur tregoi detaje nga rasti për Top Channel.

““Vlerësimi i arrestit u cilësua i ligjshëm, klienti im rreth 34 vjeç mori masën arrest në shtëpi. Ai deklaroi se kishte konsumuar raki në shtëpi pasdite dhe më pas do shkonte në punë me mjetin e tij, aty edhe e kapi policia. Duhet të them që gjykata u tregua shumë strike në këtë rast”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat