Rindërtimi pas tërmetit/ Rama me ministrin Ahmetaj në Thumanë: Duhet të bëjmë çmos që…

Shqipëria

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama me ministrin Ahmetaj në Thumanë: Duhet të bëjmë çmos që…

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:45
Edi Rama

Ditën e sotme, kryeministi i vendit, Edi Rama, së bashku me ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishin në Thumanë, në zonen ku po bëhen shembjet e banesave të shkatërruara nga tërmeti e ku do të bëhen ndërtimet e reja.

Rama garantoi se së paku shtëpitë individuale duhet të përfundojnë brenda vitit, me gjithe vështiresine e madhe, prej situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

“Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qira, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“Duhet te bejme çmos qe ta çojme drejt Vitit te Ri me sukses, tani nuk i bejme dot te gjithe, por ata qe kane shtepi individuale, duhet te bejme cmos. Me tre turne, me kater turne nuk e di tani si do behet, por duhet qe se paku shtepite individuale t’i mbyllim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat