Manastirliu: I jemi shmangur valës së madhe, por përsëri duhet të presim

Shqipëria

Manastirliu: I jemi shmangur valës së madhe, por përsëri duhet të presim

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:37
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë ekskluzive për RTV Ora thotë se kurba në Shqipëri është e qëndrueshme. Sipas saj Shqipëria i është shmangur valës së madhe, por përsëri është ende herët për të folur.

Ogerta Manastirliu: Kurba e rasteve pozitive është në një situatë që vlerësohet si një kurbe epidemiologjike  e qëndrueshme. Pra do të thotë se ne i jemi shmangur valës së madhe që do të na shkakitonte problematika edhe në sistemin shëndetësor, por tashmë jemi në një ecuri të qëndrueshme referuar rasteve të zbuluara në 4 ditë e fundit.  Është ende herët për të folur, pasi situata është dinamike. Mund të them me siguri që në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” fakti që sot kemi një situatë më të qëndrueshme me pacientët të cilët janë spitalizuar dhe me ata që kanë dalë nga spitali në gjendje të shëruar, mund të themi që janë të dhëna dhe është situatë inkurajuese. Por ende duhet pritur me shumë durim. Ajo cfarë është e rëndësishme është që e gjithë rezistenca e bërë ka funksionuar, masat kanë funksionuar, po mbetet për tu barë si do vijohet  me punën në terren, sa i përket hetimit epidemiologjik, pasi duhet thënë që asgjë nuk zhduket në asgjë, por transformohet. Pra do të thotë që ekipet e shëndetësisë janë në terren për të hetuar sa më shumë raste të reja dhe kontaktet e tyre sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të kufizojmë shpërndarjen e infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat