Hyka: Shqiptarët të mos marrin iniciativa të lëvizin jashtë vendit në situata të tilla

Shqipëria

Hyka: Shqiptarët të mos marrin iniciativa të lëvizin jashtë vendit në situata të tilla

Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:57
Anila Hyka

Nën kryetarja e Këshillit të Diasporës në Francë, Anila Hyka i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos lëvizin nga shteti në shtet gjatë kësaj situate.

Të gjithë duhet t'i drejtohen selive diplomatike nëse duan që të rikthehen në atdhe.

Gjithashtu ajo shprehet për Ora News se në Francë nuk lejohet që të qarkullohet pa marrë leje të veçanta.

Anila Hyka: Kam folur edhe me ambasadorin, këtu të paktën edhe ata studentë që kërkuan të riktheheshin në Shqipëri u lidhën me ambasadën. U zbatuan rregullat dhe udhëzimet të vendosura nga qeveria shqiptare. Një student që na kontaktoi e zgjidhi kthimin. Lidhur me situatën që ndodhi në Kapshticë të shqiptarëve që kërkuan të ktheheshin në Shqipëri e ndoqëm si të gjithë shqiptarët. U përpoqëm që të përdorim mjetet e komunikimit dhe ndihmën përmes ministrit të Diasporës me aq sa patëm mundësi ne kërkuam që t'i jepej një zgjidhje. Shqiptarët që ndërmarrin një rrugë të tillë në këtë kohë duhet të mendohen mirë duhet të marrin të gjithë informatat e duhura. Në situata të tilla, edhe Franca i ka mbyllur kufijtë. Sot Franca ndryshoi rregullat e lëvizjes në vend. Lejohet qarkullimi i qytetarëve francezë brenda territorit vetëm për ata qytetarë që kanë leje shumë të veçanta. Edhe këtu bllokohesh nëse nuk ke marrë informacionin e duhur. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndërmarrin iniciativa të tilla që të marrin mirë informata përmes selive diplomatike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat