Pipero jep lajmin e mirë: Ka ardhur koha për…

Shqipëria

Pipero jep lajmin e mirë: Ka ardhur koha për…

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:57
Pëllumb Pipero

Pas përgjegjëses së Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino foli në Open edhe doktori i njohur Pëllumb Pipero. Pipero tha në Open se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes.

‘Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë’- tha Pipero.

A duhen lehtësuar masat?- e pyeti Eni Vasili.

Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim- tha Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat