Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë së kthyer në COVID 3: Javën që vjen pritet rënia e koronavirusit

Shqipëria

Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë së kthyer në COVID 3: Javën që vjen pritet rënia e koronavirusit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 07:22
Myzafer Kaçi

Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Dr. Myzafer Kaçi ka folur për ristrukturimin e operacioneve kirurgjikale, zhvendosjen e tyre dhe situatën me COVID-19.

Në një lidhje direkte me ‘‘News24”, ai tha se spitali i Kirurgjisë në QSUT është kthyer në një COVID-3 kurse operacionet vijojnë tek Spitali i Traumës, por me vetëm ato urgjente.

Po ashtu ai ka komentuar edhe situatën aktuale teksa ka thënë se masat e qeverisë janë marrë në kohën e duhur dhe janë drastike, por para shëndetit të njeriut thotë ai nuk vendoset asgjë.

Dr. Myzafer Kaçi u ndal dhe te zhvillimet e fundit. ”Situata është në gjithë botën dramatike. Ka mbërthyer të gjitha strukturat e shëndetësisë dhe vedit. Gjithë mjekët janë të angazhuar si kurrë më parë dhe kanë qenë në ballë të kësaj situatë. Profesorë, mjekë, sanitarë, infermierë të Infektivit por dhe të tjerë janë mbërthyer në një punë të pashoq dhe të palodhur për të kapërcyer këtë situatë.

Mjeku pohoi se ka 30 vjet përvojë por një pandemi e tillë është e paprecedentë.

Më tej ai shtoi: "Asnjë politikan nuk e bën dot këtë. Ne mund të jetonim në një vend tjetër të Europës por jemi betuar që do u shërbejmë njerëzve këtu. Më lejoni që t’i vendos mjekët në vend të parë si në situata të tjera por harrojmë shumë shpejt. Kemi qenë në krye në vitin ’97, në kohën e tërmetit.

Më lejo të bëj një klasifikim, në vend të dytë qëndron media. Në kohë paqe dhe lufte jeni aty. Në vend të tretë më lejoni të vendos Policinë e Shtetit.

Unë mendoj se masat janë shumë të mira, në kohën e duhur, janë drastike, por në shërbim të jetës së njerëzve. Masat mund të vazhdojnë. Mund të bjerë ekonomia, por para jetës së njerëzve nuk vendoset asgjë. Do të kemi javës tjetër një sheshpushim. Më pas besoj do të biem. Numri i rasteve nuk është problematik në raport me popullsinë. Mendoj se do të ketë rënie.

Kjo pandemi i ngjan një plage të madhe që po të menaxhohet në momentet e para nuk bëhet problematike. U lutem shumë politikanëve që duan të shkelin me këmbë, mos e bëjnë veten si ai qymyri jashtë i zi dhe brenda akoma më i zi.

Qytetarët të zbatojnë me rigorozitet masat e qeverisë. Të rrinë të mbyllur brenda se nuk është qamet i madh. Me një çikë fat ta kalojmë edhe këtë sfidë.”- tha Myzafer Kaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat