Rama jep lajmin e mirë: 11 të tjerë të rikuperuar sot, shkon në 165 numri i të shëruarve nga Covid-19

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë: 11 të tjerë të rikuperuar sot, shkon në 165 numri i të shëruarve nga Covid-19

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:27
Edi Rama

Ka shkuar në 165 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 11 persona të tjerë kanë rezultuar negativ pas testeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka dhënë lajmin pozitiv, ndërsa shprehet “Lajm i mirë, 11 të shëruar sot”.

Kujtojmë se, 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar gjatë ditës së sotme, duke çuar në 27 numri i personelit shëndetësor që fitoi betejën me COVID-19. Kjo çon në rreth 41.25% numrin e rasteve të rikuperuara pas infektimit me koronavirus në vendin tonë. Ndërkaq, 17 raste të reja të të infektuarve janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në Shqipëri në 400.

58 nga të infektuarit janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri. Specifikisht 52 të shtruar (5 prej në terapi intensive) tek spitali infektiv dhe 6 pacientë tek “Shefqet Ndroqi” .

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat