Ndryshimet e kodit penal, ndëshkime të rënda me burg për të pabindurit gjatë izolimit

Shqipëria

Ndryshimet e kodit penal, ndëshkime të rënda me burg për të pabindurit gjatë izolimit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:03
Ilustrim

Qeveria do të marrë masa të rrepta dhe do të ndëshkojë rëndë me gjobë apo burg të gjithë personat që nuk binden gjatë izolimit të pandemisë së koronavirusit.

Në amendamentin e Kodit Penal thuhet se: “Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.”

Nëse kjo vepër kryhet në mënyrë të përsëritur, atëherë dënohet me burgim nga 30 ditë deri në një vit.

Kur nga vepra shkaktohet rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Sa i përket shkeljes së rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive, moszbatimi i urdhrit dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet:

“Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat