Tejkalimi i afatit 90 ditor në zonën Shengen/ Greqi, çfarë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që të mos penalizohen

Shqipëria

Tejkalimi i afatit 90 ditor në zonën Shengen/ Greqi, çfarë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që të mos penalizohen

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:34
Ilustrim

Më në fund, polica greke jep sqarimet e veprimeve që duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë për të mos u penalizuar për tejkalimin e afatit 90 ditor në zonën Shengen.

Pas një komunikimi të Top Channel-it me Drejtorinë e Emigracionit dhe Kufijve së policisë greke,na u tha se shtetasit shqiptarë që mbyllja e kufijve i gjeti brenda zonës Shengen, duhet të paraqiten në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore  të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesë dhe shpenzimet e qëndirmit.

Personi i interesuar duhet të ketë me vete:

1- Pasaportë të vlefshme

2- 2 fotokopje të pasaportës

3- Dy fotografi tip pasaporte

4- Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit)

5- Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit)

6- Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke  të identitetit të personit që garanton shpenzimet.

7- Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve)

8- Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3).

9- Sigurim shëndeti në udhetim (pranohet edhe në email)

10 -Një numer telefoni ose email për kontakt emergjence.

Policia sqaron se rastet verifikohen një nga një dhe personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Autoritet greke besojnë se në vend ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat