Rama i përgjigjet PD për ndihmën ndaj biznesit: Nuk dinë

Shqipëria

Rama i përgjigjet PD për ndihmën ndaj biznesit: Nuk dinë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:22
Edi Rama

Edi Rama i është përgjigjur PD-së pas akuzave se nuk po ndihmohet biznesi, por vetëm oligarkët dhe koncesionet e dhënë nga qeveria.

Duke iu drejtuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës Rama vazhdon me avazin e vjetër ‘7×7=42’.

Rama thotë se pas kësaj Basha ëndërron protesta të mëdha nesë duke i thënë popullit sipas tij se Covidi është Sudja me thasë me para.

‘LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës’, shkruan Rama.

Përmes nën/kryetarit, Edmond Spaho, Partia Demokratike mbështet kërkesën unanime  të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Sipas PD-së kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e saj, janë të ndershme. ‘Qeveria ka pare, nëse mbështet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve’, thuhet në dekalratën e PD-së..

Sipas saj, qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re duke shtuar se çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat