Skandal/ Zbulon se kishte koronavirus vetëm pasi bëri aksident

Shqipëria

Skandal/ Zbulon se kishte koronavirus vetëm pasi bëri aksident

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ishte përfshirë në një aksident automobilistik pak ditë më parë, i riu nga Durrësi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ai është i infektuari i 39-të, i cili regjistrohet në qytetin e Durrësit, ndërkohë i riu në fjalë pas aksidentit automobilistik i është drejtuar menjëherë spitalit rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.

Duke parë simptomat, mjekëve u ka lindur dyshimi se i riu mund të ketë qenë i infektuar dhe më pas i është bërë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv ditën e sotme.

I riu ka qenë në automjet me 3 persona të tjerë të cilët rezultuan negativ pasi iu bë tamponi. Ndërkohë që i riu aktualisht është në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.

Mjekët, të cilët e kanë mjekuar, janë vetëkarantinuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat